Site icon Telegrafi

Publikohet videoja e plotë ku Era Istrefi pozon për ‘Guess’ (Video)

Era Istrefi është bërë fytyrë reklamuese e firmës “Guess” dhe sapo është lansuar video e plotë ku Era shihet duke pozuar për markën e njohur.

Përveç sukseseve në muzikë artistja kosovare Era Istrefi ka filluar me kontrata të reja duke u bërë kështu pjesë e firmave të njohura.

Mbrëmë ajo lansoi koleksionin e saj të parë të llaqeve për thonj për të vazhduar sot me reklamën për firmën e njohur Guess.

Video e plotë ku Era Istrefi shihet duke pozuar për markën e njohur të rrobave “Guess” sapo është lansuar , shkruan kultplus.

Në këtë video Era shihet duke pozuar për firmën e njohur nën tingujt e këngës “Redrum”.

Ajo është shprehur për ‘Nylon’ se është e vetmja shqiptare që ka shkruar këngë shqip dhe ka arritur të shpërndahet gjithandej.

Ky fakt është potencuar qysh në fillim të depërtimit të artistes në tregun botërorë, duke e bërë atë të parën që ka arritur një sukses të tillë.

‘Redrum’ ishte kënga e fundit e lansuar nga Era, dhe erdhi si projekti i parë i saj i realizuar nën menaxhimin e kompanisë “Sony music”.

Exit mobile version