Telegrafi

Publikohet videoja e plotë, brenda festës së ditëlindjes së Jennifer Lopez

Ditë më parë, ylli i muzikës botërore, Jennifer Lopez, festoi ditëlindjen e 50-të.

Me këtë rast, një festë e veçantë i ishte organizuar në ishullin ‘Star Island’në Miami, nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez, me mbi 250 të ftuar. I njëjti i bleu edhe një veturë të kuqe të tipit Porsche 911 GT3, në vlerë 140 mijë dollarëshe.

Së fundmi, J.Lo në kanalin zyrtar të saj në YouTube, ka publikuar një video, ku tregon gjithçka nga festa luksoze e ditëlindjes.

Lopez edhe pse pas vetes ka lënë pesë dekada po vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë, si në projekte e po ashtu edhe koncerte të ndryshme.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e festës së shfrenuar të Jennifer Lopezit në 50-vjetorin e saj, me 250 të ftuar në një ishull luksoz

Ikona e Holliwoodit është mjaft në formë dhe tashmë e ka dëshmuar se vitet janë vetëm numër për të. /Telegrafi/