Site icon Telegrafi

Publikohet videoja e momentit kur u gjet i vdekur reperi XXXTentacion

Authorities say rapper was shot and killed during possible robbery. https://www.nbcmiami.com/news/local/Rapper-XXXTentacion-Shot-in-South-Florida-485859411.html

Reperi XXXTentacion është qëlluar për vdekje në Florida të SHBA-së.

Artisti 20-vjeçar, emri i të cilit në realitet është Jahseh Dwayne Onfroy, ishte duke blerë një motoçikletë kur një person i armatosur thuhet se vrapoi drejt tij dhe e qëlloi e qëlloi me armë zjarrë, sipas TMZ.

Tashmë është publikuar edhe një video në YouTube teksa shihet këngëtari i vrarë në një veturë.

Ai ka marrë disa plumba në trup që i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme, shkruan në obduksionin e mjekëve.

Kujtojmë se amerikani kishte probleme ligjore që nga mosha 16 vjeçare gjersa ishte dërguar në një qendër të paraburgimit për të rinjtë shkaku i posedimit të një arme. Në vitin 2016, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe sulm me një armë vdekjeprurëse.

Albumi më i fundit i XXXTentacion, i patitulluar ishte numër 1 në SHBA këtë vit dhe përmbante hite “Sad” dhe “Changes”. Deri më tani janë shitur mbi dy milionë kopje të albumit vetëm në SHBA. /Telegrafi/

Exit mobile version