Telegrafi

Publikohet videoja e arrestimit të Tiger Woods: Nuk mund të ec, të thotë alfabetin dhe shumëçka (Video)

Tiger Woods është arrestuar ditë më parë dhe më pas është liruar pas marrjes në pyetje.

Policia e shtetit të Floridës ka publikuar tek sot videon e arrestimit të golfistit të famshëm amerikan.

Ai është dërguar në stacionin policor si pasojë i vozitjes së veturës në gjendje të dehur, transmeton Telegrafi.

Tiger në videon e publikuar shihet teksa probleme për të ecur në një vijë të drejtë. Më pas, policia i kërkon 41-vjeçarit të recitojë alfabetin ngadalë dhe në mënyrë të qartë.

“Epo, cilat janë udhëzimet?”, këmbëngul policia. “Mos e këndo himnin kombëtar me kokë poshtë”, thotë i çorientuar Tiger Woods, plotësisht i çorientuar dhe përpara se të arrestohet.

Ndryshe, policia ka thënë se sportisti do të gjykohet në liri dhe së shpejti do ta shohim në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/