Telegrafi

Publikohet video teksa Ronaldo mjekohej nga lëndimi në zhveshtore, qarja ishte shumë afër syrit (Foto)

Cristiano Ronaldo është një nga ata lojtarët që krijon lajm në mediat botërore pothuajse me çdo gjë që bën në fushë dhe jashtë saj.

Portugezi u lëndua në fitoren 7-1 ndaj Deportivo La Corunas teksa po shënonte golin e dytë.

Lexo po ashtu Ronaldo arrin në stërvitje me sy të nxirë (Video)

Lojtari kundërshtar në tentim për t’ia larguar topin Cristianos nga koka, e rroki atë afër syrit dhe i krijoi një qarje të vogël, por të mjaftueshme për t’u gjakosur.

Ronaldo u mjekua menjëherë dhe iu ndal gjakderdhja, për këtë ai u sigurua duke shikuar vetën në telefon gjatë daljes nga fusha.

Por, sikur mos të mjaftonte, e gjitha kjo vazhdoi të bëhet  histori, klubi spanjoll publikoi pamjet e lëndimit dhe mjekimit nga zhveshtorja e Los Blancos në Santiago Bernabeu. Ato më pas u transmetuan në Real Madrid TV.

Pas ndeshjes Zinedine Zidane ka zbuluar se lojtari ka marrë dy-tre qepje dhe është gati për stërvitje dhe ndeshjet e radhës.

Për Giorgio Chiellinin lëndimet e tilla janë gjë e rëndomtë

Lëndimet e tilla janë normale në futboll dhe shpesh herë kalojnë pa u komentuar, por kjo nuk vlen te rasti i CR7. /Telegrafi/