Austria është tronditur nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache me gjasë i premton një oligarkeje ruse për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë.
Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.
Zëvëndëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, tashmë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat pas skandalit me video të njohur si “Afera Ibiza” në të cilën ai shihet duke biseduar me një milionere të rrejshme ruse.
Përveç dorëheqjes nga posti i zv.kancelarit, Strache ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetari të partisë.
Ndërkohë teksa ka komentuar gjithë skandalin, sipas tij një gjë e tillë ka qenë një ‘punë e porositur’ dhe një ‘vrasje e qëllimshme politike”, shkruan Sipegel, përcjellin mediat.
Në këtë video, sipas mediave prestigjioze gjermane, në korrikun e vitit 2017, Heinz-Christian Strache, që është kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPO, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus, gjatë takimit në Ibiza me rusen i kishin premtuar asaj tenderë, nëse do të financonte fushatën e tyre.
Stache ndryshe njihet edhe si politikan ekstremist me qëndrime kundër Kosovës.