Çifti i famshëm shqiptar, Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë këtë muaj.
Ceremonia e tyre luksoze ishte organizuar në bregdetin e Shqipërisë, mes familjarëve, miqve e disa personazheve të njohura publike.
Të njëjtit po ashtu nuk kanë hezituar që në rrjetet sociale të publikojnë momente të veçanta nga dita më e rëndësishme e jetës së tyre.
Është vet aktori Krapi, i cili së fundmi ka ndarë me fansat një video përmbledhëse të dasmës në rrjetin social, Instagram, derisa ndan momente shumë të bukura me fansat e tij.
“Grua, të dua fort. Nusja veç kështu si ti duhet me u duk se edhe në përralla janë të tilla. Mirë që dasma ka përfunduar për 14 orë se nëse do zgjastë më shumë, nuk do ndaleshin”, ka shkruar mes të tjerash Besniku, duke falenderur gjithë bashkëpuntorët e tij që e bënë dasmën më unike.
Çifti në fjalë janë njohur në serialin vendor “O sa mirë”, pesë vite më parë, ku po aktronin së bashku.
Ndërsa tani, është raportuar se Jonida dhe Besniku do të jetojnë në mes Kosovës dhe Shqipërisë, për shkak të angazhimeve të shumta që kanë. /Telegrafi/