Një imazh shqetësues i një burri me një maskë në fytyrë dhe një armë zjarri duke grabitur një pikë karburanti është shfaqur në rrjetet sociale.
Sipas përshkrimit të videos, rasti është regjistruar në Koçan.
Siç shihet edhe në video, personi i maskuar i drejton armën punonjësit para se të grabisë kasën dhe të largohet me një çantë plot me para.
Rasti i grabitjes në fjalë ka figuruar edhe në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Aty njoftohej se “më datë 12.07.2022 në ora 03:32 ishte raportuar se në Koçan një person ka kanosur një punonjës të një pompe karburanti dhe ka marrë para”.
Rasti është duke u zbardhur.