Site icon Telegrafi

Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

Real Madridi dhe Atletico Madridi luajtën baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit spanjoll.

Si çdo derbi tjetër, edhe ky i fundit u përcoll me polemika të shumta kryesisht për shkak të ndarjes së drejtësisë.

Një moment i cili u diskutua shumë nga mediat dhe tifozët pas përfundimit të ndeshjes, ishte penalltia që fitoi Atletico Madridi.

Po zhvillohej minuta e 33-të ku pas një dueli mes Aurelien Tchouamenit dhe Samuel Linos, gjyqtari i ndeshjes Cesar Soto Grado pas konsultimit me VAR-in, mori vendim që të akordohet penallti.

Lexo po ashtu Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

Nga pamjet e ofruara në televizor gjatë transmetimit të ndeshjes nuk kishim një pamje të qartë për të përcaktuar se a kishte kontakt mes tyre apo jo.

Një ditë pas përfundimit të kësaj ndeshje, tashmë është publikuar edhe video e bisedës që pati gjyqtari me dhomën e VAR-it.

Gjyqtari kryesor: Kam nevojë për foto me kualitet më të lartë.

VAR: Kjo është, ky është kualiteti i vetëm që kemi.

Gjyqtari kryesor: Në rregull atëherë, do ta jap penallti. E shoh se ai ka shkelur mbi të.

VAR: Perfekt. Le ta bëjmë. Perfekt, Cesar.

/Telegrafi/

Exit mobile version