Site icon Telegrafi

Publikohet video-incizimi i sherrit që u bë zanafillë për vrasjen e dyfishtë në Velipojë

Janë publikuar pamjet e sherrit nga ku e ka zanafillën ngjarja e rëndë që tronditi Velipojën një natë më parë.

Në video shihet se ka pasur një konflikt që ka nisur fillimisht me biseda, e më pas ka kapërcyer në konfrontim fizik.

Sherri mes të pranishmëve ka nisur në ambientet e hotel “Holiday”.

Sipas informacioneve tashmë publike edhe nga policia e Shkodrës, konflikti në fjalë ka ndodhur më 28 Qershor, por u bë shkak që vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku të qëllonin me armë në drejtim të Arsid Hoxhës dhe Ersild Ishmit pas një muaj e gjysmë, duke i shkaktuar vdekjen.

Video-ja është publikuar nga A2CNN.

Exit mobile version