Era dhe Nora Istrefi tashmë duket se kanë finalizuar projektin e ri muzikor.
Motrat Istrefi tash e sa kohë janë duke punuar në këngën e re, e cila pritet të publikohet ditën e premte.
“Nuk e di”, titullohet videokënga e re që pritet të jetë i jashtëzakonshëm i dyshes shqiptare.
E tashmë dyshja kanë publikuar një pjesë të shkurtër të videos teksa dyshja shihet tejet joshëse dhe mjaft seksi.
“Kush o tu e prite???????”, ka shkruar Era në llogarinë personale në Instagram.
Ndërkohë Nora ka shkruar se ka mbetur edhe pak kohë për këngën e re.
Ndryshe, Era dhe Nora do të sjellin gjatë muajve të ardhshme ndaras këngë të reja. /Telegrafi/