Venus Williams ditë më parë ka shkaktuar një incident automobilistik.
E gjithë ngjarja ka ndodhur Palm Beach të Floridës, ku tenistja ka shkaktuar incidentin dhe për pasojë ka vdekur një person i moshuar.
Policia e Plam Beach ka publikuar një video pas kërkesës së avokatëve të sportistës që përmes kësaj kërkojnë të dëshmojnë se tenistja nuk ka faj në aksidentin rrugor në të cilin u përfshi një muaj, transmeton Telegrafi
Videon tregon se si amerikania kalon kryqëzimin dhe frenon për t’i hapur rrugë një veture që vinte nga ana e majtë. Në momentin që niset sërish, Venus goditet nga vetura e Linda Barson, burrit 78 vjeçar i së cilës mbeti i vdekur nga përplasja.
Theksojmë se në polici kishte dëshmuar se e kaloi semaforin në dritën e gjelbër, përkatësisht të kundërtën që ka deklaruar Venus Willimas. /Telegrafi/
https://youtu.be/O23zUpPv9jU