Fansat e legjendës së muzikës, Prince, janë mahnitur kur në YouTube është publikuar një këngë e padëgjuar e këngëtarit të ndjerë.
Kjo këngë është lansuar me rastin e 40-vjetorit të albumit të dytë të muzikantit që është titulluar thjesht “Prince”.
Demoja akustike e këngës “I Feel For You” është publikuar në të gjitha platformat ‘streaming’ duke përfshirë edhe shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove.
Incizimi është bërë në fund të vitit 1978, gjatë kohës kur Prince po përgatitje për debutimin solo në teatrin Capri në veri të Minneapolisit.
Versioni i përpunuar i kësaj kënge ishte pjesë e albumit të dytë të këngëtari që u publikua në tetor të vitit 1979, ndërsa u përpunua nga Chaka Khan në vitin 1984 duke zënë edhe vendin e dhjetë në ‘Billboard Hot 100’ dhe madje ky version i fitoi dy çmime Grammy.
Prince ndërroi jetë në prill të vitit 2016 si pasojë e mbidozimit me opioidin fentanil. /Telegrafi/