Telegrafi

Publikohet trileri i filmit “Snowden” (Video)

Është publikuar trileri i parë zyrtar i filmit “Snowden”, film biografik për Edward Snowdenin.

Filmi tregon ngjarjen e ish-kontraktues i qeverisë amerikane, që ka publikuar mijëra dokumente për gazetarët më 2013.

Trileri tregon Snowdenin, që në rol luhet nga Joseph Gordon-Levitt.

Snowden, që i është garantuar azil në Rusi që nga publikimi i dokumenteve, është figurë e njohur në botë.

Disa i shohin veprimet e tij si heroike derisa të tjerët si tradhti.

Filmi i Oliver Stonet do të dalë në kinema më 16 shtator.