Disney ka zbuluar trailerin e parë zyrtar për filmin artistik “Lilo & Stitch”, një version i ri i klasikut të animuar të vitit 2002.
Filmi artistik u realizua nga regjia e Dean Fleischer Camp, i njohur për filmin “Marcel the Shell with Shoes On”, ndërsa skenari u shkrua nga Chris Kekaniokalani Bright dhe Mike Van Waes.
Rolet kryesore luhen nga Maia Kealoha si Lilo, Sydney Elizabeth Agudong si motra e saj e madhe Nani dhe Chris Sanders i cili ia jep zërin Stitch, si në filmin origjinal të animuar.
Historia e filmit ndjek një vajzë të vetmuar, Lilo, e cila uron për një shoqe më të mirë kur sheh një yll. Dëshira e saj realizohet në një mënyrë të papritur kur një “alien blu” i quajtur Stitch, i njohur si ‘Eksperimenti 626’, zbarkon në Hawaii.
Përveç personazheve kryesore, traileri përmban edhe personazhe kyç nga filmi origjinal, si agjenti i Cobra Bubbles, i luajtur nga Courtney B. Vance dhe shkencëtarët e alienëve Jumba dhe Pleakley, të luajtur nga Zach Galifianakis dhe Billy Magnussen. Në film shfaqet edhe Tia Carrere, e cila ka shprehur zërin e Nanit në filmin origjinal. Reagimet për trailerin e “Lilo & Stitch” deri më tani kanë qenë kryesisht pozitive.
“Ky është i vetmi xhirim i Disney-t për të cilin jam i emocionuar”, “Stitch duket i mrekullueshëm dhe është vërtet nostalgjike t’i shoh përsëri këto skena”, “Më vjen mirë që Disney nuk e prishi këtë, Stitch shënoi fëmijërinë time”, “Ky do të jetë xhirimi më i mirë live-action”, ishin vetëm disa nga komentet në trailerin. /Telegrafi/