Seriali i famshëm i HBO-s, “The Last of Us”, po rikthehet me sezonin e dytë, i cili pritet të fillojë transmetimin më 13 prill të këtij viti.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të sezonit të parë, që fitoi zemrat e miliona shikuesve anembanë botës dhe pritshmëritë për sezonin e dytë janë jashtëzakonisht të larta.
Së fundmi, HBO ka publikuar ‘trailerin’ zyrtar për sezonin e dytë, i cili ka ngritur edhe më shumë emocionet dhe entuziazmin tek fansat.
Traileri zbulon disa nga zhvillimet kryesore që priten të ndodhin në vazhdimin e historisë, duke ofruar skena mbresëlënëse me aksion, emocione të forta dhe elemente të reja që premtojnë një eksperiencë akoma më të thellë dhe dramatike.
Brenda vetëm 22 orëve pas publikimit, traileri arriti të marrë mbi 7 milionë klikime në platformën YouTube, duke dëshmuar edhe një herë entuziazmin e madh dhe padurimin e fansave për të parë se si do të zhvillohet më tej historia.
Ky reagim masiv tregon se The Last of Us vazhdon të mbetet një nga serialet me interes të gjerë nga audienca.
Seriali ka të bëjë me një popull i cili bie pre e një epidemie, një epidemi që ende nuk i dihet fundi dhe që e gjithë jetesa e tyre adaptohet për t’u shpëtuar personave të infektuar.
Ata janë në kërkim të një kure ende të pazbuluar. /Telegrafi/