Diskografisë shqiptare shumë shpejt po i shtohet edhe një bashkëpunim tjetër shumë interesant.
Bëhet fjalë për këngëtarët Shpat Kasapi dhe Ingrit Gjoni, të cilët kanë mbledhur forcat për të sjellë projektin e tyre më të ri “Faji”.
Kënga është punuar nga Marsel Gunga, ndërsa tekstin e ka shkruar 2 Step.
Projekti do të vizualizohet edhe me videoklip, për të cilin po kujdesen produksioni nga Shqipëria, Max Production.
Shpati ka publikuar në llogarinë personale në Instagram trailerin e klipit, i cili pritet të publikohet javën tjetër. /Telegrafi/