Telegrafi

Ermal Fejzullahu ngacmon me këngën e re, thotë “Ai nuk ka me t’dashtë si unë” (Video)

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është mjaft aktiv në estradën shqiptare me prodhime muzikore.

Së fundmi, ai është në përfundim të projektit të tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Ai nuk ka me t’dashtë si unë”.

Kënga ka përfunduar incizimin, gjersa edhe videoklipi është në përfundim e sipër, dhe për të po kujdesen produksioni Imagine Films.

Ermali ka publikuar në llogarinë personale në Instagram tarilerin e klipit, i cili vjen brenda pak ditësh. /Telegrafi/