Një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2017 “E bukura dhe Bisha” është tashmë gati në fazën e përfundimit.
Një prodhim i “Disney”, me regji të Bill Condon dhe një kastë e madhe aktorësh do të përsërisin edhe njëherë historinë e këtij filmi të animuar, i cili ka qenë ndër vite një prej filmave më të preferuar nga fëmijët anë e kënd botës, përcjell Telegrafi.
Aktorja Emma Watson do të jetë në rolin kryesor “E bukura”, ndërsa Dan Stevens do të jetë ‘Bisha’ ose bashkëshoqëruesi i saj në këtë film.
Deri tani janë publikuar disa imazhe nga ky film, gjersa sot (e martë) në YouTube, fansat janë njoftuar edhe me trailerin e fundit të këtij filmi, i cili do të jetë një nga më të veçantët për këtë vit.
Premiera e filmit “E bukura dhe Bisha” do të jepet më 17 mars 2017. /Telegrafi/
Traileri i fundit i filmit të shumëpritur “E bukura dhe Bisha”