Telegrafi

Publikohet ‘traileri’ i flimit mbi Oscar Pistorius (Video)

Është publikuar “trailer”-i i parë i filmit mbi Oscar Pistorius dhe vrasjen e Reeva Steenkamp.

Klipi tregon atletin duke vrarë të dashurën e tij dhe debatet e ashpra para kësaj vrasjeje. “Oscar Pistorius: Blade Runner Killer” tregon për vrasjen në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013, ngjarje që ndodhi në Pretoria të Afrikës së Jugut dhe për dramën nëpër sallat e gjyqeve që pasoi këtë krim.

Atletin afrikano-jugor e interpreton 30-vjeçari Andreas Damm, ndërsa Steenkamp interpretohet nga Toni Garrn.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Oscar Pistorius

Filmi do të shfaqet për herë të parë në SHBA në datën 11 nëntor dhe pritet të jetë një nga filmat më të shikuar.

Andreas Damm njihet për rolet e tij në filmat “Person of Interest”, “Elementary” dhe “Off the Rails”.

Damm vjen nga Johannesburgu i Afrikës së Jugut dhe në vitin 2005 filloi studimet në Universitetin e Pensilvanisë, prej ku vijoi sutdimet në dramaturgji.

Familja e Steenkamp ka kritikur ashpër ‘trailerin’ e filmit për Pistorius dhe mbetet të shihet nëse kjo do të ndikojë në lansimin e këtij projekti. /TCH/Telegrafi/