Telegrafi

Publikohet traileri i filmit “Star Wars, The Last Jedi”

Adhuruesve u ishin dhënë disa detaje përpara 6 muajve, por trajleri i ri i kapitullit të 8 të sagës së “Luftës së Yjeve” ishte një surprizë e vërtetë për ta.

Materialet më të fundit të “Star Wars, The Last Jedi” u transmetuan gjatë pjesës së parë të ndeshjes së NFL-së mes Minnesota Vikings dhe Chicago Bears.

“Walt Disney”, që ka fituar ekskluzivitetin e filmit tejet të preferuar, përdori një taktikë të ngjashme edhe dy vite më parë, kur seria “Star Wars, The Force Awakens” e bëri debutimin gjatë pjesës së parë të ndeshjes së New York Giants me Philadelphia Eagles.

Megjithatë pati edhe disa fansa të pakënaqur, me faktin që duhej të ndiqnin një lojë futbolli amerikan për të parë pak sekuenca nga filmi i tyre i adhuruar.

Xhedait rikthehen pas një pritjeje të gjatë, por regjisori Rian Johnson i ka paralajmëruar me kohë fansat në mbarë botën se, kush nuk dëshiron që kënaqësia e të priturit të filmit të ri t’i shembet nga materiale të tjera promocionale, bën mirë të presë shfaqjen e tij në kinema.

Trajleri, sidoqoftë nënkupton disa gjëra, duke treguar se ekziston mundësia që Rei, protagonistja e kapitullit të fundit, të kalojë në anën e errët gjatë aventurës së re të trilogjisë.

Kasti i aktorëve ka prurje të reja, mes të cilave emra të njohur si Laura Dern dhe Benicio Del Toro, ndërsa rikthen dhe të ndjerën Carry Fisher në rolin e princeshës Leia. /TCH/