Tashmë është publikuar videoja e parë e shkurtër e filmit më të ri hollivudian, “Red Joan”.
Ky i fundit ka sjellë një histori emocionuese biografike të spiunazhit me Judy Denchin dhe Sophie Cooksonin në rolet kryesore.
Videoja shfaq Joan Stanleyn, gruan e moshuar që e mëshiron Denchin, e cila është anëtare e një familjeje që bën një jetë modeste në Britani të Madhe.
Megjithatë, jeta e saj bëhet kaotike kur autoritetet e arrestojnë dhe filluan të vënë në dyshim ditët e saja të kolegjit.
Ajo do të dënohet për bashkëpunim me spiunë të panjohur komunistë gjatë studimeve dhe ndihmës së dhënë ndaj rusëve. Filmi tregon historinë e viteve të tridhjeta kur Joan ishte një studente e Kembrixhit që studionte fizikën.
Olivia Buckland, Stephen Boxer, Stephen Campbel Moore, Kevin Fuller dhe shumë të tjerë do të paraqiten në film.
“Red Joan” u drejtua nga Trevor Nunn dhe skenari u shkrua nga fituesja e disa çmimeve, Lindsay Shapero. Filmi bazohet në historinë e vërtetë të jetës Melite Stedman Norwoon, e cila ka punuar për KGB për dyzet vjet.
Premiera e “Red Joan” është planifikuar për në 19 prill të këtij viti në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/