Site icon Telegrafi

Publikohet ‘traileri’ i filmit “Pendimi”

Një tjetër film artistik pritet t’i bashkohet kinematografisë shqiptare. Bëhet fjalë për filmin “Pendimi”, i cili shumë shpejtë do të shfaqet në treg.

Nën regjinë e Adem Kicajt, filmi “Pendimi” përshkruan historinë e dashurisë ndërmjet dy të rinjve.

Teksa të gjithë flisnin për historinë e dashurisë së tyre, papritur ndërhynë miqtë e tyre dhe nga këtu fillon të ndryshojë gjithçka.

Skenarin e filmit e ka bërë Robert Bacaj, ndërkohë që është realizuar nga IFTP-Production.

Kasta e këtij filmi përbëhet prej aktorëve profesionistë si: Arben Bajgora, Mejreme Sermagjaj, Artesa Ratkoceri, Agron Aliti, Xhelal Z Fera, Silva Peposhi, Yll Berisha, Nexhmije Korqa, Besim Berisha, Antesa Korqa, Fahri Cani dhe Ulijet Korqa. /Enigma/

 

Exit mobile version