Telegrafi

Publikohet traileri i filmit ku zhvishet Aurela Hoxha (Video)

Është publikuar traileri i filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3” me regji të Ekrem Kryeziut.

Dramë, aksion, dashuri, pasion, sfidë… sekuenca dhe zhvillime shumë interesante janë përmbledhur në filmin “Dashuri e Bjeshkëve të Nemuara 3”, që pritet të prezantohet premier këtë verë para shikuesve.

Në rolet kryesore do të luajnë Diellza Kolgeci, Florian Agalliu, Aurela Hoxha, Xhevdet Jashari, Çun Lajçi.

Traileri i filmit tanimë është publikuar dhe ajo që bie në sy është sekuenca ku shihet nudo, modelja shqiptare Aurela Hoxha.

Ndonse tabut janë cilësuar që janë thyer para tri vitesh kur edhe ishte prezantuar para shikuesve për herë të parë pjesa e dytë e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura 2”, gjatë të cilës protagonistja kryesore Diellza Kolgeci ishte shfaqur në film pak skeonda topless. Duke u bërë kështu një nga detjet më të përfolura të filmit.

“Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, me regji të Ekrem Kryeziut ishte prezantuar për herë të parë një dekadë më parë.