Telegrafi

Publikohet traileri i filmit “The Irishman”- Bëhen bashkë aktorët legjendarë, De Niro, Al Pacino e Joe Pesci

Është publikuar traileri i dramës biografike “The Irishman”, në të cilën do t’i shohim yjet e filmit Robert De Niro, Al Paciono, Harvey Keitel, Joe Pesci dhe Bobby Cannavale.

Ky film është i bazuar në librin “I heard you paint houses” të autorit Charles Brandt, ndërsa regjinë e ka bërë Martin Scorsese dhe skenari është i përshtatur nga Steven Zaillan.

Në ndërkohë, cilësohet të jetë filmi më i shtrenjtë i Scorseses, meqë ngjarja ishte e vendosur në dy periudha.

Joe Pesci do luajë rolin e Russell Bufalino me origjinë nga Sicilia, misioni i të cilit është që ta bashkojë bregun lindor në organizatën Cosa Nostra.

Harvey Keitel është kundërshtari i tij, të cilin e portretizon Angelo Bruno. Gjithashtu, në këtë ngjarje përfshihet edhe Bobby Cannavale në rolin e gangsterit njujorkez, Joe Gallo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Martin Scorsese

Ndryshe, The Irishman është përzgjedhur si filmi që do e hapë Festivalin e Filmit në New York, dhe do jetë në kinema dhe Netflix në vjeshtë. /Telegrafi/