Site icon Telegrafi

Publikohet traileri i filmit “Fifty Shades Freed” me shumë skena provokative (Video)

Në libër ose në film, duhet ta pranojmë që trilogjia e “Fifty Shades” ka çmendur të gjithë. Autorja e librave, E.L.James është shprehur para pak ditësh se do të publikojë një libër të ri në lidhje me historinë nga pikëpamja e personazhit kryesor Christian Grey dhe se është nisur të shkruajë këtë libër e inspiruar po nga Grey.

Por, një tjetër dhuratë ka ardhur për ata që e dashurojnë “Fifty Shades”. Tashmë është publikuar edhe traileri i “Fifty Shades Freed”, në të cilin mësohen disa prej momenteve që do të hasim gjatë filmit që pritet të publikohet më 14 shkurt të vitit 2018.

Tashmë, çifti Christian dhe Anastasia i kanë thyer barrierat dhe po bëhen gati për t’iu drejtuar altarit së bashku. Ana dhe Christian do të martohen dhe kjo pritej pasi ata u fejuan në fund të filmit të dytë. Përveç martesës shumë gjëra të papritura do ti ndodhin çiftit të ri e shumë aventura të reja.

E teksa po shijojnë muajin e mjaltit, dikush ka plane të tjera për Dakotën. Në fund të trailerit dikush shfaqet në një dhomë me Anastasian e përpiqet ta vrasë. Nuk mund të mungojnë dhe skenat romantike e ato mazokiste.

Filmi do të publikohet në ditën e Shën Valentinit, aty do të mësohet edhe çka do të ndodhë me çiftin e famshëm nga ky film.

“Fifty Shades of Grey” konsiderohet një prej filmave më të suksesshëm të viteve të fundit.

Në një prej filmave ka marrë pjesë edhe Rita Ora, duke pasur rolin e Mia Grey. /inTV/Telegrafi/

Exit mobile version