Telegrafi

Publikohet traileri i “El Camino: A Breaking Bad Movie”, arrin mbi një milion klikime për një ditë

Dje (e shtunë), është publikuar traileri i një prej filmave që theu rekord vetëm për një ditë, duke arritur të marrë 1.5 milion klikime në platformën YouTube.

Fjala është për “El Camino: A Breaking Bad Movie”, i cili përqendrohet në Jesse Pinkman dhe është shkruar nga Vince Gilligan.

Ka pasur thashetheme në lidhje me filmin ‘Breaking Bad’ që nga përfundimi i serialit në vitin 2013, por ditët e fundit, ylli i ‘Better Call Saul’ Bob Odenkirk befasoi të gjithë kur tha se filmi është xhiruar.

Netflix ndër të tjerash ka zbuluar edhe datën e publikimit të filmit, ku do të shfaqet që nga 11 tetori.

Traileri që është publikuar nuk e paraqet Pinkman, por përkundrazi është një skenë e shkurtër e marrjes në pyetje me Skinny Pete (Charles Baker), teksa thotë se ai nuk e di se ku e ka Xhesin, por edhe nëse e bëri, nuk do t’i tregonte policëve.

Kjo është gjithçka jashtëzakonisht emocionuese dhe na mbetet vetëm pak më shumë se një muaj që ta shohim. /Telegrafi/