Heroina e video-lojërave, roli i të cilës u soll në skena filmike në fillim të viteve 2000 nga Angelina Jolie, kthehet sërish në ekranet e mëdha të kinemave.
Në rolin e Lara Croft do të vijë aktorja e re suedeze Aliso Vikander, e cila duke gjykuar në trailerin e dytë të publikuar, nuk do të zhgënjej tifozët e Tomb Raiderit.
Një motiv shtesë për pranimin e këtij roli jashtëzakonisht fizikisht është aftësia për të treguar karakterin e pëlqyer nga kënde të shumëfishta.
“Lara ka një kombinim fantastike të performancës – mprehtë dhe e zgjuar, e pambrojtur dhe në krye të gjithave këtyre është luftarake. Thjesht ndryshon nga të gjitha personazhet e mëparshme”, tha Vikander për Venity Fair.
Publiku do të ketë mundësi ta shoh Laran të mbijetojë rënien në një lumë, përgjatë ujëvarës dhe në skena të tjera të vështira, të cilët i kalon në xhungël.
Theksojmë se filmi i ri do të shfaqet në kinematë e mbarë botës në mars të këtij viti. /Telegrafi/