Telegrafi

Publikohet ‘trailer’-i i filmit “Fast and Furious 9”

Cili mashkull muskulor do të luajë në filmin e shumëpritur “Fast and Furious 9”?

Kjo nuk mund të thuhet ende, për shkak se nëse tregohet ai mësohet i gjithë skenari i filmit, ‘trailer’-i i së cilit është publikuar së fundmi, shkruan CNN.

Në këtë episodin e nëntë të sagës “Fast and Furious”, Dom Toretto i luajtur nga Vin Diesel ka një aventurë të gjatë me vëllanë e tij, Jakobin, të luajtur nga John Cena në një udhëtim të madh.

Është bërë e ditur se data e publikimit të “Fast and Furious 9” do të jetë 22 maj.

Kohë më parë, aktori Vin Diesel ishte shprehur se mendon që në të ardhmen të realizojë edhe episodin e dhjetë të “Fast and Furious”, por që ka kohë deri atëherë. /Telegrafi/