Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, si koordinator i Qeverisë për zbatimin e projektit Shkup- Bllace, së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov sot publikisht prezantuan shpalljen e tenderit për realizimin e fazës së parë të autostradës Shkup- Bllacë.
Si koordinues i projektit, më paraqet nder të veçantë që sot mund ta bëjmë publik fillimin e projektit Shkup – Bllacë, një ndër prioritetet më të rëndësishme infrastrukturore të Qeverisë, me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të lidhet me autostradë me Republikën e Kosovës”, theksoi Osmani, duke iu referuar publikimit të sotëm të tenderit për realizimin e fazës së parë të autostradës në gjatësi prej 2 kilometrash, duke filluar nga kufiri drejt Shkupit.
Osmani rikujtoi edhe Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Poznan, Poloni, në fillim të muajit, ku në kuadër të kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) u siguruan 27 milion euro (27,2) – grante, respektivisht mjete të pakthyeshme nga ana e Bashkimit Evropian, të parapara për financimin e pjesës së dytë të trasës rrugore, në gjatësi prej rreth 11 kilometrash.
“Autostrada e ardhshme do të ndërtohet sipas standardeve Evropiane me 2 korsi për vozitje dhe 1 për ndalim të detyrueshëm në një drejtim. Gjerësia e korseve për vozitje janë nga 3,5m, ndërkaq korsi i ndalimit të detyrueshëm është 2,75m respektivisht gjerësia e përgjithshme e asfaltit të korsisë në një drejtim është 10,25m”, theksoi Drejtori, Zoran Kitanov,/Telegrafi/