Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport, CIES ka përllogaritur vlerën e skuadrës së Juventusit dhe ka konstatuar se e prek shifrën e 1 miliard e 19 milionë eurove.
Natyrisht që futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe vlera e lojtarëve përcaktohet nga disa kritere bazë, por organika që ka në dispozicion Maurizio Sarri, është vërtetë mjaft e kushtueshme.
Fabio Paratici ia ka dalë me sukses t’i shtojë organikës bardhezi dy emra si Ramsey e Rabiot, për të cilët nuk shpenzoi asnjë para, por që vlejnë shumë miliona në përllogaritjet e CIES.
Megjithatë vlen të theksohet se kjo vlerë pritet të ulet deri në fund të afati kalitmar.
Juventusi ka shumë lojtarë dhe emra si Gonzalo Higuain, Mario Mandzukic, Joao Cancelo, Samih Khedira, Blaise Matuidi, që disa nga ta pritet të largohen. /SS/