Telegrafi

Publikohet shifra sa do të paguajë Atletico Madridi te Barcelona për Luis Suarezin

Fotomontazh: Marca

Luis Suarez zyrtarisht largohet nga Barcelona dhe do të kalojë te Atletico Madridi.

Konfirmimin e kanë dhënë të dyja klubet në faqet e tyre zyrtare.

Gjithashtu janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes, teksa uruguaiani nuk do të kalojë falas te Atletico, pasi këta të fundit do të paguajnë 6 milionë euro në arkat e Barcelonës.

 

Në këtë mënyrë, Simeone merr në skuadrën e tij një nga sulmuesit më të mirë në botë, për të synuar këtë sezon arritjen e objektivave madhorë për klubin madrilen.

Suarez ka qëndruar te Barcelona për gjashtë vite, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Në total Suarez ka shënuar 198 gola në 283 ndeshje dhe është sulmuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit./Telegrafi/