Telegrafi

Publikohet seti i ri i imazheve të teleskopit James Webb, në to shihet shpërthimi i një ylli

Ky është seti i tretë i imazheve mbresëlënëse që demonstrojnë fuqinë e teleskopit James Webb.

Imazhet e reja tregojnë pasojat e shpërthimit të një ylli, transmeton Telegrafi.

Një fat të tillë i pret edhe shumë yje tjera e madje edhe diellin, thonë ekspertët e fushës.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se sa mbresëlënës është teleskopi 10 miliardë dollarësh 'James Webb' në krahasim me të mëparshmin 'Hubble'

Detajet në të janë të pabesueshme në krahasim me pamjet që kemi pasur rastin t’i shohim më parë në Mjegullnajën e Unazës Jugore.

Imazhi me rreze infra të kuqe do të jetë vërtetë domethënëse për astronomët, pasi ka zbuluar krejtësisht pamjen e re të një procesi që mund të kuptohej deri më tani vetëm pjesërisht.

Në këtë imazh me infra të kuqe, mund të shohim mjegullnajën planetare të shkaktuar nga ylli që po vdes.

Ka një diametër gati gjysmë viti dritë dhe ndodhet afërsisht 2.000 vite dritë larg nga Toka.

Ylli mund të shihet duke shpërthyer dhe copëzat e saj janë shpërndarë. /Telegrafi/