Site icon Telegrafi

Publikohet sekuenca e Tolgës me Efehan në filmin e ri “Kampion”

Almeda Abazi dhe Tolga/Foto: Instagram

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë në maj të këtij viti.

Edhe pse tashmë kanë kaluar vetëm katër muaj që nga lindja e Efehan, djali i çiftit të famshëm ka regjistruar rolin e parë në karrierën e tij.

Siç është njoftuar edhe më herët, ai do jetë pjesë e një sekuence nga seriali i ri i babait i quajtur “Kampion”, xhirimet e të cilit janë finalizuar.

Ndërkohë, është publikuar edhe një pjesë e shkurtër e filmit kur Efehan e thërret baba aktorin, përkundër se është shumë i vogël.

Kjo video është ndarë në rrjetin social, Instagram nga vet aktorët, Almeda dhe Tolga, të cilët nuk ka dyshim se janë mjaft të lumtur dhe se do mbetet një kujtim i mrekullueshëm për ta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Almeda Abazi

Theksojmë që dyshja prej vitesh jetojnë dhe veprojnë në Turqi, ku herë pas here vizitojnë edhe trojet shqiptare, pasi aktorja Abazi është me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version