Site icon Telegrafi

Publikohet renditja e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Anti-korrupsion

Dy të punësuar në Sekretariatin e Komisionit Anti-korrupsion, dy revizorë, dy nga vetëqeverisja vendore dhe një gazetar, janë 7 të parët në renditjen që u bë nga Komisioni kuvendar për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të përbërjes së re të Komisionit për parandalimin e korrupsionit.

I pari në renditje është Vlladimir Georgiev, i punësuar në Komision që ka 100 pikë. E dyta është kolegia e tij, Sofka Pejovska – Dojçinovska. Të dy punojnë në shërbimet e Komisionit që nga formimi tij deri sot. E treta është revizorja Katica Nikollovska, i katërti Nuri Bajrami, i punësuar në Komunën e Gostivarit, e pesta Biljana Ivanovska, gjithashtu revizore, i gjashti gazetari Goran Trpenovski nga portali “Sakam da Kazam” dhe i gjashti Shemsi Sallai nga Komuna e Vrapçishtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni që i përzgjodhi më të mirët, përkatësisht i renditi kandidatët mandat ka vetëm në Komisionin e verifikimit. Ata bashkërisht me pjesëtarët të sektorit qytetar dhe mediat gjatë pesë ditëve kanë kryer kontrolle dhe intervista të kandidatëve. 57 kandidat ishin lëndë e intervista gjysmë orëshe që nisi të dielën dhe mbaroi sonte në orët e vona. Por, kandidatët duhet të kalojnë edhe një filtër nesër në ora 11:00 në Komisionin e zgjedhjeve dhe emërimeve.

Deri nesër pasdite Komisioni kuvendar për zgjedhje dhe emërime duhet të vendos se kush do të jenë 7 anëtarët e Komisionit Anti-korrupsion dhe më pastaj deputetët në seancë pleanre do të duhet t’i votojnë./Telegrafi/

Exit mobile version