Fushata e Harris ka publikuar një reklamë të re.
Në të, zëvendëspresidentja aktuale amerikane thotë se ajo filloi karrierën e saj si prokurore dhe “kishte vetëm një klient – njerëzit”.
Ajo gjithashtu thotë: “Si prokurore, nuk kam pyetur kurrë një viktimë apo dëshmitar ‘a jeni republikan apo demokrat”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Donald Trump kujdeset vetëm për veten e tij. Është koha për të kthyer faqen”, shkruan Harris, duke theksuar se kujdeset për popullin amerikan dhe nuk e vendos kurrë veten në radhë të parë.
As a prosecutor and for my entire career, I’ve only had one client: the people.
Donald Trump only cares about himself—and he has the rap sheet to prove it.
It’s time to turn the page.
Watch our new ad: pic.twitter.com/RpsVGVDSCj
— Kamala Harris (@KamalaHarris) September 14, 2024
Ndryshe, së fundmi kandidatja demokrate ka realizuar intervistën e parë e vetme.
Bëhet e ditur se Harris ka diskutuar mbi ekonominë, cenueshmërinë politike dhe kontrollin e armëve. /Telegrafi/