Site icon Telegrafi

Publikohet raporti “Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë”

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot publikon raportin “Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë-Shkurt 2008 – Qershor 2017”.

Raporti realizohet në kuadër të programit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Ky raport bën vlerësimin e rrezikut nga ekstremizmi i dhunshëm në Republikën e Kosovës dhe i qaset atij me një model që përshtatet më së miri kontekstit të Kosovës.

QKSS ka krijuar një bazë të të dhënave me incidentet e ndodhura në vend në periudhën shkurt 2008 – qershor 2017. Raporti bën analizën e incidenteve që kanë ndodhur, ndarjen në bazë të motivit të tyre, rëndësisë dhe pasojave që ato mund të kenë dhe rreziku nga luftëtarët e kthyer në Kosovë nga konflikti i Sirisë dhe Irakut.

Exit mobile version