Menaxhmenti i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor (FSPI) e ka publikuar raportin për punën e vitit të kaluar, mirëpo nuk përfshihet aspak fakti që ky fond nuk kishte paguar për anëtarët e fondeve private pensionale, që është një obligim ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, në raport është përfshirë se paratë që janë paguar në fondet private, janë kompenzuar nga buxheti shtetëror.
Gjithnjë sipas këtij raporti, FSPI-ja është dashur që në fondet private të transferojë 77 milionë euro, ndërkaq këto të fundit u ankuan se FPSI-ja u ka borxh 13 milionë euro.
Fillimisht FSPI-ja mohoi borxhin e këtillë, por më pastaj pranoi një fakt të tillë. Përndryshe, deri në fund të vitit të kaluar, në fondet private pensionale dhe invalidore kishte 405.288 mijë anëtarë./Telegrafi/