Telegrafi

Publikohet raporti “Si po largon korrupsioni investitorin nga Kosova”

 Investimet e huaja direkte në Kosovë vit për vit janë duke shënuar rënie, thuhet në këtë raport të cilin e prezentoi drejtori i Klubit për Politikë të Jashtme, Ylli Hoxha. Ai theksoi se në vitin 2008 ka pas rënie të investimeve të huaja direkte prej afro 15%, duke parashikuar rënie të mëtejme edhe për këtë vit.

“Nga studimi i rasteve specifike të ndërlidhura me investime të huaja, raporti konstaton tërheqjen e disa nga investitorët më prestigjiozë të huaj të cilët shprehën interesim ose ofertuan brenda procesit të privatizimit. Ndër ta duhet përmendur Vodafone, Samsung, RWE, British Telecom, Telenor etj”, ka theksuar Hoxha.

Hoxha theksoi se këta investitorë kanë cituar korrupsionin, sundimin e ligjit dhe jostabilitetin politik, si arsye kryesore për tërheqje. Klubi për Politikë të Jashtme të hënën e javës së ardhshme, organizon një konferencë lidhur me largimin e investitorëve seriozë.