Komisioni evropian kundër racizmit dhe jotolerancës (KERJ) pranë Këshillit të Evropës (KiE), në raportin më të ri për Maqedoninë, vlerëson se në vend ka çështje që shkaktojnë shqetësime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Raporti u bën thirrje liderëve të partive politike që ta dënojnë gjuhën e urrejtjes.
Raporti thekson se ka përmirësime, megjithatë Kodi penal i Maqedonisë nuk i plotëson rekomandimet e KERJ-së, për luftë kundër racizmit dhe diskriminimit racor, kurse mangësi ka edhe në kuadër të rregulloreve ligjore administrative dhe qytetare.
Gjithashtu, çështjet ndëretnike në mes të dy grupeve më të mëdhaja në vend, konsiderohen se janë të tendosura, dhe se bashkë me gjuhën e urrejtjes, krijojnë atmosferë që mund të shkaktojë dhunë në bazë racore.
Raporti e konsideron mjaft të rëndë gjendjen me popullatën rome, që trajtohet si e margjinalizuar në aspekt socioekonomik, posaçërisht në sferën e arsimit, punësimit, amvisërisë dhe shëndetësisë./Telegrafi/