Site icon Telegrafi

Publikohet raporti financiar i Real Madridit në asamblenë e përgjithshme që mbajti klubi

Real Madridi ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme sot (e diel), përpara ndeshjes në La Liga kundër Osasunas.

Asambleja, e cila pa Florentino Perez të fliste për një sërë çështjesh afër klubit, të tilla si Superliga, marrëveshja CVC në La Liga dhe sukseset e sezonit të kaluar. Kreu i klubit paraqiti një sërë arsyesh për Superligën, duke deklaruar se “Futbolli është i sëmurë”.

Real Madridi është ende në parametra pozitiv finaciar. Presidenti i Los Blancos prezantoi shifrat në Asamble, të raportuara nga AS, e cila tregoi se klubi kishte realizuar një fitim prej 13 milionë euro për sezonin e kaluar.

Perez po kërkon nga anëtarët që të miratojnë buxhetin e tyre për sezonin e ardhshëm, i cili arrin në pak më pak se 770 milionë euro. Një fitim prej pesë milionë është parashikuar brenda atij buxheti.

Gjithashtu u zbulua se kostoja totale e stadiumit ishte 538 milionë euro për momentin, pasi Bernabeu i nënshtrohet një rinovimi të madh, i cili do të përfundojë në verën e vitit 2023.

Duket se Real Madridi edhe në verën e ardhshme do të duhet të shesë lojtarë, në mënyrë që të mbajë skuadrën sa më të freskët me prurjet e reja. /Telegrafi/

Exit mobile version