Site icon Telegrafi

Publikohet Raporti detal faktografik për implementimin e Planit 3-6-9

Raporti detal faktografik për implementimin e Planit 3-6- 9, në mesnatë, u publikua në web faqen e Sekretariatit për Çështje Evropiane  dhe të njëjtën mund ta gjeni në këtë vegëz.

Plani 3-6-9 është miratuar në korrik të vitit të kaluar, pas votimit të Qeverisë së re në mënyrë që të sigurohet hapjen e rrugës respektivisht shkrirjen procesit reformues në Republikën e Maqedonisë dhe ta kthejë vendin në rrugën euro-atlantike, dhe ishte e ndarë në tri pjesë , sipas afateve në të cilin u implementuan reformat.

Pjesa e parë e tij – pjesa tre u finalizua me mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe të besueshme në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pjesa gjashtë përfundoi me publikimin e strategjisë të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.

Pjesa e nëntë, respektivisht plani 3-6-9 në përgjithësi mbaron sot, me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian. Sipas rezultateve të dhëna zbatimi i suksesshëm dhe realizimi i Planit 3-6-9, duhet të kurorëzohet me raportin më të mirë për Republikën e Maqedonisë deri tani dhe me një rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar për negociatat me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version