Këshilli britanik dhe Fakulteti për art dhe disenj pranë Universitetit Evropian-Republika e Maqedonisë përgatitën publikim, i cili është rezultat i projektit ‘Moda dhe trashëgimia kulturore’ në kuadër të së cilëve janë realizuar punëtoria ‘Moda si art’ dhe ekspozita ‘Rrëfime dasmash’, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Redaktorë të publikimit janë: Gordana Vrencoska dhe Zharko Koneski.
‘Me këta partnerë ndamë një qëllim të përbashkët-mbështetjen e potencialit të të rinjve kreativë, interes më të madh të disejnatorëve të modës dhe publikut të përgjithshëm për trashëgiminë e pasur kulturore dhe prezantim të sinergjisë kreative midis modës bashkëkohore dhe larave tradicionale, pëlhurave dhe veshjeve përmes ekspozitës, e dedikuar për publikun e gjërë’, thuhet në kumtesën e Këshillit britanik.
Publikimi është publikuar në mënyrë elektronike dhe mund të shihet dhe ruhet nga: http://www.britishcouncil.mk/programmes/arts/creative-economy/fashion-and-cultural-heritage-publication