Është zbuluar edhe protokolli zyrtar i FFK-së për vazhdimin e garave, ku ju kërkohet klubeve disa masa shtese që kampionati të vazhdojë.
Aty saktësohen personat që mund të jenë prezentë në stadium, ku përveç trajnerëve, mjekëve të klubeve edhe lojtarëve, mund të futen brenda edhe 10 persona nga kryesitë e klubeve.
Më poshtë i gjeni protokollin e ndeshjeve:
Në stadium mund të hyjnë nga kryesitë e klubeve 10 persona (jashtë protokollit zyrtar, lista dërgohet në ditën e ndeshjes te komisioni i garave, administratori dhe delegate i ndeshjes )
Mbledhësit e topave janë vetëm 4 fëmijë (Kadet – U17)
Personat për barelë janë 4 persona
Të dezinfektohen zhveshtorët para fillimit të ndeshjes
Dezinfektimi në tunel ( të gjithë personat zyrtar)
Mjeku kujdestar (FFK-së me protokoll te ndeshjes)
Në bankinë të gjithë qëndrojnë me maska (përveç kryetrajnerit)
Të ruhet distanca në bankinë , karriget shtesë afër bankinës për zëvendësuesit ose në tribuna
Të gjithë personat zyrtarë duhet të jenë me maska, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes
Mikrofoni i efekteve të transmetimit televiziv duhet të jetë në tribuna
Mediet (klubet nikoqire akreditojnë mediet një ditë para ndeshjes deri në ora 12:00, pastaj regjistri të dërgohet në e-mail tek Komisioni i Garave, administratori i Superligës dhe delegati i ndeshjes)
Superliga starton me 7 qershor, ndërsa ndeshjet e Kupës zhvillohen me 2 dhe 3 qershor. /Telegrafi/