Pas episodit mjaft interesant që u publikua të dielën, episodi i 12 pritet të jetë shumë emocionues.
Këtë e dëshmon më së miri promoja e episodit 12, e publikuar në GjirafaVideo.
Episodi i 11 na dërgoi në fshatin e Faruk Pirullit. Vesa ndjente nevojën të dëgjonte tregimin për Lëvizjën Qëndresa nga gjyshi i saj, ndërsa shoqja e Vesës, Dinora Bejta, kishte një mision tjetër. Të zbulonte fletorën e Lëvizjes Qëndresa, gjë që do të dëshmonte edhe fajësinë e Faruk Pirullit, e pafajësinë e Musë Lahut.
Kjo ngjarje duket se do të vazhdojë edhe në episodat e ardhshëm. Nga promoja e publikuar në GjirafaVideo, shohim Dinorën teksa takon Sadik Hotin e sëmurë, vëllain e Samir Hotit të vdekur dhe xhaxhain e Beratit, të dashurit të Vesës. Në episodin e ri duket se do të shohim edhe Mentor Pirullin, të zhytur edhe më thellë në borxhe.
Se si do të shpaloset ngjarja e serialit Rrushe, ndiqeni episodin e 12 këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në GjirafaVideo.
Promon e episodit të 12-të mund ta gjeni më poshtë. /Telegrafi/