Telegrafi

Publikohet promo e episodit të tretë të serialit “Schengen Visa”

Është publikuar promo e episodit të tretë të serialit “Schengen Visa”.

Në skena mjaft komike të realizuara nga produksioni profesional, potretizohet pritja e gjatë nëpër ambasada.

Realiteti kosovar i pritjes dhe shpresave për visa vjen me anë të aktorëve të cilët vijnë në skena të ndryshme komike.

Seriali së pari si pilot projekt pati sukses të hatashëm dhe tash edhe si serial në episodet e para ka tërhequr shikueshmëri të jashtëzakonshme.

“Schengen Visa” transmetohet çdo të martë nga ora 20:10. /Telegrafi/