Duke përcjellë publikimin e episodit të tetëmbëdhjetë të serialit “Rrushe”, mbrëmja e së martës na e solli promon e episodit të radhës të këtij seriali dramatik.
Pas kuptimit nga ‘Xhaxhi’ i tij se prindërit i janë vrarë nga dora e Farukut, Berati pret atë në shtëpinë e tij, e ulë dhe nën kërcenim të armës kërkon të i japë vet përgjigjen nga goja e tij.
Ndërkohë që familja e Pirulli vazhdon të jenë nën ethe shkaku i padijenisë për vendodhjen e Vesës, Agimi vazhdon të i zhvillojë takimet e tij për “bizneset” e veta.
Ky episod si duket do të na i kthejë edhe ngjarjet e viteve 90-ta, të cilat na kanë munguar në disa episode paraprake dhe besojmë që do të mirëpriten nga të gjithë.
Edhe ky episod përmban krismë të armës, mirëpo se a do të këtë viktima apo qitësi do t’ia huqë sikurse ‘Xhaxhi’ i Beratit mbetet të shihet këtë të diel në GjirafaVideo.com.
Shihni promon e episodit të 19-të më poshtë: