Site icon Telegrafi

Publikohet promo e episodit të 15-të të serialit “Rrushe”, duket fantastik!

Promoja e episodit të ri të serialit “Rrushe” u publikua në GjirafaVideo, dhe sipas asaj që shihet në këtë promo të shkurtër, ky episod duket tejet dramatik. “Rrushe” shfaqet të dielen nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafavideo.com.

Episodi i kaluar i serialit vendor “Rrushe” solli shumë dramë. Vesa Pirulli zbuloi se i dashuri i saj Berati ka qenë i përfshirë në vrasjen e Arben Ramës, qysh në episodin e parë. Telefoni i Arbenit u zbulua nga Inspektore Temaj, e cila telefonoi numrin e fundit që kishte thirrur Arbeni. Në atë moment, Vesa sheh këtë thirrje në telefonin e Beratit.

Për Beratin, ky nuk është i vetmi problem, pasi që ai vizitohet nga Agim Pirulli, i cili ka fotografitë e policisë, ku shihet Berati pranë vendit të krimit. Për këtë, Berati shantazhohet nga Agimi për shitje të tokës.

Pas këtyre zhvillimeve, episodi i ri i serialit “Rrushe” duket se do të jetë shumë dramatik.

Në këtë episod shohim edhe rikthimin e Dinora Bejtës dhe misionit të saj për të zbuluar fletoren e Lëvizjes Qëndresa.

Episodin e 15-të të “Rrushe” mund ta ndiqni të dielen, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 live në GjirafaVideo.

Më poshtë mund ta gjeni promon e episodit të ri të serialit “Rrushe”.

Exit mobile version