Telegrafi

Publikohet promo e episodi të të 13-të të “Rrushe” – ngjarje të tjera të jashtëzakonshme përshkojnë serialin

Ngjarjet kanë filluar të lidhen mes vete, e drama vetëm sa po shtohet. Seriali Rrushe këtë të diel publikon episodin e trembëdhjetë, i cili duket se do të rikthejë shumë nga linjat e mbetura peng në episodet e hershme.

Vesa Pirulli bën një zbulim të madh. Dilema me të cilën përballet ajo është e vështirë. Kjo dilemë e vë Vesën në një udhëkryq mes dy gjërave të vlefshme në jetën e saj: Moralit dhe profesionalizmit në njërën anë, dhe familjën e dashur në anën tjetër.

Derisa Vesa ballafaqohet me dilema, vëllau i saj Armendi duket se s’ka dilema më për veprimet e tij. Ai viziton Besën, nënën e shokut të tij të ngushtë Arsimit, ku duket se do të zbulohet një tjetër ngjarje interesante. Për familjën Pirulli problemet po vazhdojnë, mirëpo për Mentorin, duket se ka një fije shpresë se gjërat do të përmirësohen.

Në GjirafaVideo u publikua promoja e episodit të trembëdhjetë, i cili shfaqet këtë të diel nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në GjirafaVideo.

Promon e episodit të trembëdhjetë mund ta ndiqni më poshtë.