Site icon Telegrafi

Publikohet promo e duelit të shumëpritur mes Luan Rudajt dhe iranianit Reisi më 11 nëntor në Malishevë

Më 11 nëntor, në palestrën e Sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë, për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Botëror i Muay Thai.

Dueli kryesor i mbrëmjes është ai mes sportistit kosovar Luan Rudaj dhe sportisti me një përvojë shumëvjeçare Reisi, i cili vjen nga Irani.

Rudaj ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet ai dhe kundërshtari i tij në momentet më të mira gjatë dueleve të mëhershme.

“Jam i gatshëm të jap gjithçka në ring! Ju ftoj të na bashkoheni në palestrën sportive “Habib Zogaj” dhe të na përkrahni me zë të lartë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version